Rusia ka nisur prodhimin e armëve të reja bërthamore, sipas një njoftimi nga Agjencia ruse e energjisë atomike Rosatom, e cila tha se po punon për prodhimin e armëve të avancuara të afta për të ruajtur ekuilibrin strategjik në botë, siç pohoi presidenti Vladimir Putin.
“Është kënaqësi që sot stafi i Rosatom, punonjësit e kompanive të specializuara dhe qendrave kërkimore po përmirësojnë traditat e mrekullueshme të paraardhësve të tyre.
Ata po zgjidhin në mënyrë aktive problemet që lidhen me futjen e teknologjive inovative në sektorët e energjisë dhe hapësirës.
Këta njerëz po marrin pjesë në krijimin e armëve të avancuara të afta për të ruajtur ekuilibrin strategjik në botë”, tha kreu i Kremlinit në fjalimin e urimit drejtuar punonjësve të industrisë bërthamore.
Ai ka shtuar se është e rëndësishme të vazhdohet rruga e thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimi i kontakteve reciproke të dobishme me partnerë të ndërgjegjshëm e të besueshëm jashtë vendit./abcnews.al
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...