Rusia po përpiqet të “zbrazë” Donbasin dhe bisedimet e paqes janë në rrezik, ka pohuar presidenti i Ukrainës.
Duke folur në fjalimin e tij të natës, Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për kryerjen e “bombardimeve brutale të vazhdueshme” mbi ndërtesat dhe zonat e banuara të rajonit lindor të vendit të tij, përcjell Telegrafi.
Ai e krahasoi breshërinë e sulmeve si të ngjashme me situatën në Mariupol – një qytet port kyç që është shkatërruar kryesisht pasi u godit nga sulme pothuajse të përditshme që nga fillimi i agresionit rus në shkurt.
“Nëse pushtuesit rusë janë në gjendje t’i realizojnë planet e tyre qoftë edhe pjesërisht, atëherë ata kanë mjaft artileri dhe aeroplanë për ta kthyer të gjithë Donbasin në gërmadha. Siç bënë me Mariupolin”, tha Zelenskyy.
Ai shtoi se qyteti juglindor është kthyer në një “kamp rus përqendrimi mes rrënojave”.
Ndërkohë brenda Mariupolit, një betejë po zhvillohet në fabrikën e çelikut Azovstal, e cila është bërë bastioni i fundit në zonë.
Trupat ukrainase kanë luftuar me sukses kundër forcave ruse deri më tani, por kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, tha se situata është e tmerrshme dhe qytetarët “po luten për të shpëtuar”.
“Nuk është çështje ditësh, është çështje orësh”, paralajmëroi ai.
Trupat ruse e kthyen fokusin e tyre drejt lindjes dhe jugut të Ukrainës ndërsa kaluan në “fazën e dytë të pushtimit” pasi nuk arritën të pushtonin kryeqytetin, Kievin.
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...