Google ADS

Rusia po ndihmon Kinën të ndërtojë sistemin e paralajmërimit të raketave

22:57 | 4 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Moska po planifikon të ndihmojë Kinën në ndërtimin e një sistemi që paralajmëron kur lëshohet një raketë balistike ndërkontinentale, tha Vladimir Putin.

“Kjo është një gjë shumë serioze që do të rrisë rrënjësisht aftësinë e mbrojtjes së Kinës,” tha Putin në një konferencë për çështje ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info

Vendet e vetme që kanë aftësi të zbulojnë lëshimet e raketave balistike janë SHBA dhe Rusia,  pasi sistemet përfshijnë satelitët hapësinorë dhe radarët me bazë tokësore.

Vërejtjet e Putinit sinjalizojnë se të dy vendet po rritin lidhjet e tyre ushtarake dhe bashkëpunimin mbrojtës, diçka që Shtetet e Bashkuara po i ruajnë vëmendjen, thanë zyrtarët.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper i tha Fox Neës se Kina është “përparësia numër një” e Pentagonit, dhe se Shtetet e Bashkuara po shohin Pekinin “me shumë kujdes” , në mënyrë që të ruajnë Amerikën.

Putini ka kërcënuar se Rusia do të zhvillojë raketa bërthamore të shkallës së shkurtër dhe të ndërmjetme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme