Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti ukrainas Volodimir Zhelenski komentuan këtë të enjte në Bruksel përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë.
Në konceptin e deritanishëm strategjik i referohemi Rusisë si partner strategjik. Por kemi parë kohët e fundit veprime më agresive. E kemi parë Rusinë në pushtojë fqinjët, të aneksojë ilegalisht Krimenë dhe të destabilizojë Ukrainën lindor
“Ajo çfarë po ndodh tani në Krimean e pushtuar dhe në Donbas si dhe në kufijtë e Ukrainë dhe në Detin e zi dhe Azov duhet të konsiderohet një kombinim i elementëve hibridë që Rusia përdor për të shantazhuar shtetin tonë.
BE na mbështet por të gjithë e kuptojnë se çmimi do të jetë tepër i lartë. AsnJë nuk kupton kostot njerëzore, pra sa jetë do humbin në rast të të një pushtimi. Asnjë nuk e do atë”, tha Jens Stoltenberg.
Kriza Rusi-Ukrainë është një ndër temat kryesore të samitit të liderëve në Bruksel.
Ndërsa një ditë më parë edhe një grup ligjvënësish amerikanë të sapo kthyer nga Ukraina i rekomanduan shtëpisë së bardhë që të dërgojë sa më shpejt armë pasi kërcënimet nuk po funksionojnë që të sprapsin Rusinë./tch/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...