Rusia po bashkëpunon intensivisht me Serbinë kundër Kosovës

21:53 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info
Moska mendon se udhëheqja serbe është “konstruktivisht e disponuar” dhe po bën shumë që të zvogëlohet tensioni në Kosovë, por nuk sheh që Prishtina të bëjë ngjashëm”, ka vlerësuar sot diplomati rus i ngarkuar për Europën Juglindore në MPJ të Rusisë, Aleksandar Bocan-Harçenko.
 
 Bocan-Harçenko, siç përcjell “novostionline”, ka thënë se Moska gjithë kohën është në kontakt me Beogradin.

“Natyrisht se gjatë tërë kohës jemi në kontakt. Bashkëpunimi me Beogradin është shumë intensiv lidhur me tentimet që Kosova të futet në organizata ndërkombëtare. Por, “violina e parë” në këtë situatë i përket Beogradit, e ne ndihmojmë në këtë përpjekje”, ka thënë diplomati rus.

Bocan-Harçenko tha se “nuk po sheh që Prishtina të bëjë hapa për të ndihmuar punën e udhëheqjes serbe që po bën shumë që të zvogëlohet tensioni”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme