“Kemi informacion se Rusia po planifikon të kryejë atentate terroriste brenda vendeve të NATO-s”. Është ky alarmi që vjen nga ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, i lëshuar në Këshillin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.
Ai këshillon që reagimi duhet të jetë përmes ndihmës së Ukrainës, në mënyrë që të fitojë luftën, pasi sipas tij, kjo është mënyra për të ndaluar Rusinë.
“Të braktisim frikën tonë për të reaguar kundër Moskës”, thekson ministri. Kjo vjen në një kohë kur presidenti Vladimir Putin është larguar nga vendi i tij, Rusia. Shefi i Kremlinit po zhvillon vizitën e tretë jashtë shtetit në mandatin e saponisur.
Pas Kinës, ku foli për rend të ri botëror, Bjellorusisë ku ka zhvendosur armë bërthamore, Putin gjendet në Uzbekistan për të thelluar raportet dhe për ekonominë. Por në terren lufta mes ushtrive në Ukrainë nuk ka ndalur.
Një dron i lëshuar nga inteligjenca ushtarake e Kievit ka udhëtuar për një distancë rekord, plot 1800 kilometra, për të goditur stacionin e radarëve në qytetin rus të Orsk në rajonin e Orenburgut.
Gjithashtu, është lëshuar dhe një dron tjetër që ka goditur një bazë, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur tre të tjerë në rajonin Oryol, 450 kilometra nga Moska.
Vazhdon, ndërkohë, debati për deklaratën e kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg, që kërkoi nga aleatët heqjen e ndalimit për Kievin që të përdorë armët perëndimore për të sulmuar brenda territorit të Rusisë.
Nga Moska ka folur Dmitry Medvedev, zyrtar i lartë në Këshillin e Sigurisë të Federatës, që kërcënon drejtpërdrejtë. “Nëse godisni shënjestra në tokën tonë me armë amerikane, kjo nënkupton nisjen e një lufte botërore”, shprehet miku i afërt i Putinit. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, përsërit thirrjen e vazhdueshme ndaj perën/A2CNN
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë