Google ADS

Rusia pëson 1270 viktima në 24 orë, pretendon Ukraina

12:35 | 3 Qershor 2024
E.H

Ukraina ka pretenduar se ushtria ruse ka pësuar 1270 viktima në 24 orët e fundit, tha të hënën shtabi i përgjithshëm ukrainas.

Nëse kjo shifër, e publikuar nga shtabi i përgjithshëm ukrainas këtë mëngjes, është e saktë, do të ishte një nga shifrat më të larta ditore të viktimave ruse që nga fillimi i luftës, shkruan SkyNews transmeton Arbresh.info.

Kyiv ka pohuar rregullisht se forcat e Moskës kanë humbur më shumë se 1000 burra në ditë që kur Rusia nisi një ofensivë të re në rajonin e Kharkiv muajin e kaluar.

Rajoni i Kharkiv, i cili kufizohet me Rusinë, dhe qyteti i Kharkiv, qendra administrative e rajonit, janë goditur pothuajse çdo ditë, që kur sulmet u intensifikuan.

Lajmi vjen pas vendimit të javës së kaluar nga Presidenti Joe Biden për të miratuar përdorimin e armëve të furnizuara nga SHBA për të goditur objektivat brenda Rusisë që ishin të përfshirë në sulmet në rajonin e Kharkiv të Ukrainës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme