Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, kjo do të jetë një “katastrofë për botën”.
“Por kjo nuk do të na shkatërrojë”, pohoi ai, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Komenti i tij erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri speciale” – niveli më i lartë i gatishmërisë.
Duke folur në një konferencë shtypi, Kuleba tha: “Ky urdhër nga presidenti Putin erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për dy delegacione të gatshme për t’u takuar [për bisedime]”.
“Ne e shohim këtë njoftim apo këtë urdhër si një përpjekje për të ngritur aksionet dhe për të bërë presion shtesë mbi delegacionin ukrainas”.
“Por ne nuk do të dorëzohemi para këtij presioni. Ne do t’i qasemi këtyre bisedimeve me një qasje shumë të thjeshtë. Ne shkojmë atje për të dëgjuar [çfarë] ka për të thënë Rusia dhe ne do t’u tregojmë atyre se çfarë mendojmë për gjithë këtë”.
Ai shtoi: “Ukraina nuk po rrëzohet. Ne po derdhim gjak, por vazhdojmë të mbrohemi me sukses”. /arbresh.info/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?