Kriza e thelluar në Ballkanin Perëndimor mund të eskalojë nëse Perëndimi nuk parandalon përpjekjet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin. Problematika ndëretnike, qeverisja e dobët, korrupsioni si dhe një prirje në rritje drejt autokratizmit të udhëheqësve politikë të rajonit janë duke i ndihmuar eskalimit të mundshëm të situatës, shkruan sot, gazeta Zeri
Ballkanin perëndimor pritet ta përfshijë një krizë e madhe politike ndërkohë që Rusia ka aktivizuar motorët në shtrirjen e ndikimit të saj. Tensionet në Maqedoni, provokimet e Serbisë në Kosovë dhe lëvizjet e dyshimta në Mal të Zi japin sinjale të qarta për përpjekjet e Moskës që të kyçet në Ballkan. Serbia duke besuar në mbështetjen e Putinit, e cila tashmë ka nisur edhe furnizimin me armatim, i ka dhënë përkrahje Gruevskit, duke besuar që me të mund ta bëjë rianeksimin e kufijve të Bosnjës dhe të Kosovës.
Nga ana tjetër tashmë në Prokurorinë e Malit të zi po hetohet rasti i përfshirjes së shërbimeve ruse në planifikimin e puqit. Njohës të rrethanave politike në rajon alarmojnë se Ballkani me vetëdije po futet në një situatë e cila shumë shpejt mund të marrë përmasa fatale. Ndërkohë që, sipas tyre, forcat e politikave antishqiptare janë aktivizuar haptazi.
“Jo rastësisht Sputnik në një nga numrat e fundit kishte montuar një hartë të Ballkanit, duke marrë zjarr. Eskalimi është i mundshëm nëse në Serbi do të fitojnë terren forcat antiperëndimore, që do të ndikonin egërsisht pastaj në rajon”, ka thënë për “Zërin” Ylli Pata, gazetar dhe njohës i proceseve politike në Shqipëri.
Pos interesit rus që ta shtrijë ndikimin në Ballkan, krizës i ka ndihmuar edhe problematika ndëretnike, qeverisjet e dobëta, korrupsioni si dhe një prirje në rritje drejt autokratizmit të udhëheqësve politikë të rajonit.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre