Ministri i Brendshëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Fethi Basaga raportoi se anëtarët e kompanisë ruse të sigurisë “Wagner”, që luftojnë në radhët e puçistit Halife Haftar, kanë përdorur gaz nervor kimik në sulmet e tyre ndaj Tripolit, transmeton arbresh.info.
Ministri i Brendshëm i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të njohur ndërkombëtarisht, Fethi Basaga raportoi se anëtarët e kompanisë ruse të sigurisë që luftojnë në radhët e puçistit Halife Haftar kanë përdorur gaz nervor kimik në sulmet e tyre ndaj kryeqytetit Tripoli.
Në prononcimin e tij të bërë gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Tripoli, ministri Basaga tha se “Milicia e Wagner-it ka përdorur gaz nervor kundër trupave të qeverisë në rajonin Salahaddin, në jug të kryeqytetit Tripoli”.
Ministri Basaga bëri të ditur se janë në bashkëpunim të fortë me Turqinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglinë për të vendosur sigurinë në Libi, ndërsa shtoi se gjithashtu po bashkëpunojnë edhe me Tunizinë dhe Algjerinë në çështjet e sigurisë.
Duke thënë se milicia Kani e lidhur me Halife Haftarin, udhëheqësin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, mbylli rubinetat e gazit natyror që ushqejnë termocentralet, Basaga nënvizoi se militantët duhet të largohen nga këto rajone.
Ministri i Brendshëm shtoi se njësitë e armatosura të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, pjesëmarrëse në operacionin “Burkan Al-Gadab”, janë “heronj të vërtetë” që do të kontribuojnë në formimin e së ardhmes së Libisë.
Ndërkaq kompania ruse e sigurisë “Wagner” njihet për aktivitetet ushtarake të mercenarëve në Siri, Ukrainë, Libi dhe vendet e Afrikës.
Wagner, i dëgjuar shpesh gjatë aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë dhe mbështetjes së tij për grupet separatiste në lindje të Ukrainës, është në radhët e Hafterit në vijën e frontit të nxehtë të Tripolit me afro 1.400 ushtarë.
Ministri Basaga prekur edhe në rolin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Libi, ndërsa deklaroi se ky vend, i cili dëshiron që të vazhdojë kaosi në vend, paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Libisë.
Duke vënë në dukje se “janë kundër të gjitha diktaturave ushtarake dhe fetare”, ministri Basaga bëri të ditur se Hafter ka 20 sisteme të mbrojtjes ajrore “Pantsir” jashtë kontrollit dhe ato paraqesin kërcënim për avionët civilë./arbresh.info/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë