Google ADS

Rusia për të tretën ditë radhazi thyen rekordin një-ditor të rasteve me COVID-19

12:31 | 11 Tetor 2020
L G

Brenda 24-orëve në Rusi janë konfirmuar 13,634 raste të reja me COVID-19, duke vendosur një rekord, derisa autoritetet presin të vendosin masat e reja të kufizimit.

Rusia e cila ka numrin e katërt më të lartë të infeksioneve në botë me rreth 1.3 milionë raste, kohëve të fundit ka pasur dyfishim të rasteve.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Informacionit për COVID-19, aktualisht numri i rusëve të vdekur nga kjo sëmundje është 22,579 persona, ku vetëm brenda 24 orëve ky numër është rritur për 149 persona, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, të dhënat mujore të publikuara nga Agjencia ruse e Statistikave sugjerojnë që numri real i viktimave është të paktën dyfish më i lartë.

Në Moskë, e cila është epiqendra e rasteve me COVID-19, brenda një dite janë regjistruar 4,501 raste të reja, ku brenda javës numri i infeksioneve të reja është rritur me 53 për qind.

Këtë pranverë, kryeqyteti rus prej 12.7 milionë banorësh kishte mbyllur disa biznese dhe kishte vendosur rregulla strikte të vetë-izolimit. Moska hoqi kufizimet në muajin qershor përpara paradës ushtarake dhe mbajtjes së votimit për ndryshimet kushtetuese që i japin presidentit Vladimir Putin fuqinë për të zgjatur sundimin e tij deri në vitin 2036.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme