Ushtria ruse ka kërcënuar se do të qëllojë civilët në Mariupol nëse ata nuk mbajnë shirita të bardhë, simbol i ushtrisë ruse, sipas britanikes Daily Mail, duke cituar burime të besueshme ukrainase.
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po përpiqet të shkëmbejë të burgosurit rus për lirimin e bashkëqytetarëve të tij, një zyrtar i Mariupolit tha se trupat e Putinit po kërcënojnë të qëllojnë ndaj civilëve që mbajnë shirita të bardhë.
Qëllimi i rusëve është t’i përdorin si “karrem”.
Rusia po i detyron qytetarët të mbajnë shirita të bardhë, të konsideruar si simbol i ushtrisë ruse, për t’u bërë “karrem” për snajperistë ukrainas, sipas një raporti britanik duke cituar Pietro Andriuschenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, shkruan abcnews.al.
Dhe, nga ana tjetër, po ndihmon ushtarët e Putinit të zbulojnë se ku fshihen snajperistët.
“Rusët gradualisht po e kthejnë qytetin në një geto për ukrainasit, ndërsa në të njëjtën kohë përdorin civilët si “karrem” për të lokalizuar pikat e nxehta, vendet ku ndodhen snajperistët ukrainas,” tha kryebashkiaku i Mariupolit.
Udhëheqësi ukrainas shtoi se situata në Mariupol, ku kanë mbetur të bllokuar 100,000 njerëz vazhdon të përkeqësohet dhe qindra njerëz që thuhet se janë plagosur nuk kanë akses në kujdesin mjekësor.
Ndërkohë, trupat ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, bastioni i fundit i madh i rezistencës ukrainase në qytetin strategjik, injoruan ultimatumin e dytë të Rusisë për tu dorëzuar.
Marinsi ukrainas Sergei Volina ka paralajmëruar ushtarët se ndoshta do të jenë ditët e fundit të jetës së tyre, pas refuzimit për tu dorëzuar. Vlen të përmendet se deri në 2,000 njerëz -kryesisht gra dhe fëmijë janë të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal pa ushqim./abcnews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?