Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Venezuelës.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i bëri komentet gjatë një telefonate me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi ministria e Jashtme e Rusisë.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk e ka konfirmuar zhvillimin e bisedës telefonike.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov i tha Pompeos se Rusia është e gatshme për konsultime rreth situatës në Venezuelë.
Moska i ka dhënë miliarda dollarë ndihmë qeverisë së presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicholas Maduro.
Megjithatë Venezuela ka rënë në kaos ekonomik.
Uashingtoni, ndërkohë, ka mbështetur kreun e opozitës, Juan Guaido, dhe ftoi vendet tjera që ta njohin atë si udhëheqësin e ligjshëm të vendit.
Ministria e Jashtme tha se Lavrov gjithashtu kritikoi planet për të shtrënguar sanksionet e SHBA kundër Rusisë lidhur me helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal në Angli, duke thënë se sanksionet e reja do të dëmtojnë lidhjet e ndërsjellta.
Financial Times raportoi më 12 shkurt se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përgatiten sanksione të reja kundër Rusisë lidhur me helmimin Skripalëve, si dhe rrëmbimin e marinarëve ukrainas nga Rusia në ngushticën Kerç të Krimesë.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para