Rusia paralajmëron se do të vendosë armë bërthamore në Balltik nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s

13:17 | 14 Prill 2022
Trina Galanxhi
Ish-presidenti rus dhe aleati i ngushtë i Putinit, Dmitry Medvedev paralajmëroi se Rusia është e përgatitur të vendosë armë bërthamore në Balltik në rast se Finlanda dhe Suedia do të anëtarësohen në NATO, një kërcënim që vjen një ditë pasi vendet nordike thanë se janë duke e konsideruar fuqishëm anëtarësimin në NATO si përgjigjjë ndaj pushtimit rus në Ukrainë.
Medvedev, tani zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i tha Reuters se nëse Suedia dhe Finlanda braktisin neutralitetin e tyre historik dhe bashkohen me aleancën ushtarake perëndimore, Rusia do të detyrohet të forcojë praninë e saj ushtarake pranë Detit Baltik, transmeton portal arbresh.info
Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të ketë më bisedime për një Balltik “pa armë bërthamorë” nëse dy vendet nordike i bashkohen NATO-s.
Medvedev këmbënguli se dora e Rusisë po detyrohet për këtë çështje pasi nuk ishte Rusia ajo që “e propozoi këtë”.
Ndërsa Mevedev nuk ofroi ndonjë specifikë, ai ka të ngjarë të fliste për vendosjen e armëve bërthamore dhe trupave të tjera në enklavën e saj Baltike, Kaliningrad, e cila ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme