Google ADS

Rusia paralajmëron konflikt ushtarak në Ukrainë

01:53 | 3 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov paralajmëroi se Europa mund të përjetojë atë që ai e quajti “makthin e një përplasjeje ushtarake”.

Gjatë një konference për sigurinë në Suedi, zoti Lavrov risolli idenë e një marrëveshjeje të re sigurie që do të garantonte mos zgjerimin e NATO-s në drejtim të Lindjes. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga ana tjetër paralajmëroi për “pasoja serioze” nëse Rusia do të përfshihej në një konflikt ushtarak me Ukrainën.

Ky takim në për sigurinë ndodh në sfondin e rritjes së pranisë ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës. Sipas Kievit, Rusia ka dislokuar mbi 90 mijë trupa. Moska mohon se po përgatitet për luftë me Ukrainën dhe nga ana tjetër fajëson përforcimin ushtarak të fqinjit. Krerët e diplomacisë së SHBA-së dhe Rusisë u takuan gjatë një konferencë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Zyrtarët amerikanë thanë se të dyja palët kërkuan thellimin e dialogut për Ukrainën. Madje sekretari Blinken hodhi idenë e bisedimeve të drejtpërdrejta midis presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin në të ardhmen e afërt.

Ministria e Jashtme ruse shpresoi se takimit do të mund mbahet të ditët e ardhme, por të enjten ministri Lavrov tha se NATO-ja po refuzonte propozimet për të ç’tensionuar situatën dhe marrjen e masave për të parandaluar incidente të rrezikshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme