Rusia nuk ndalet, sulmon rajonin e Kharkiv

21:37 | 18 Maj 2023
E.H

Të paktën një person është vrarë dhe dy janë plagosur pas një sulmi rus në fshatin Tsyrkuny, në rajonin verilindor të Kharkiv, raporton guvernatori i zonës Oleh Syniehubov.

Në një deklaratë në Telegram , zoti Syniehubov tha se mjekët ishin në vendngjarje dhe u ofronin të lënduarve kujdesin mjekësor.

Një ndërtesë banimi u godit drejtpërdrejt nga sulmi, sipas raporteve./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme