Google ADS

Rusia nuk mund të garantojë sigurinë e aeroplanëve luftarakë turq në Siri

23:00 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Rusia nuk mund të garantojë më sigurinë e avionëve turq në Siri pasi qeveria siriane mbylli hapësirën ajrore mbi Idlib.

Kështu tha sot në një konferencë për media Oleg Zhuravlyov, kreu i Qendrës Siriane të Pajtimit të Luftës.

Qeveria siriane tha më parë gjatë ditës se do të trajtojnë çdo avion si një objektiv armiqësor mbi hapësirën ajrore në Sirinë veriperëndimore, veçanërisht mbi Idlib.

“Në këto rrethana, komanda ushtarake ruse nuk mund të garantojë sigurinë e fluturimeve turke në Siri”, përfundoi Oleg Zhuravlyov.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme