Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se Rusia nuk ka vendosur ende nëse do të dërgojë sisteme të mbrojtjes raketore S-300 në Siri.
E përditshmja ruse, Kommersant, duke cituar burime të ushtrisë, ka raportuar sot se Rusia mund të nisë dërgimin e sistemeve të mbrojtjes raketore në Siri, në një të ardhmen të afërt.
Lidhur me këto raportime, Kremlini ka refuzuar që të komentojë.
Lavrov ishte shprehur javën e kaluar se sulmet ajrore të Perëndimit në Siri gjatë këtij muaji, kanë hequr çdo obligim moral ndaj Rusisë që të ndalë dërgesën e sistemeve raketore për aleatin e saj, presidentin sirian, Bashar al-Assad.
“Ne do të presim se çfarë ndime do të marrë lidershipi rusë dhe përfaqësuesit e Sirisë”, agjencia Tass, ka cituar Lavrovin të ketë thënë sot gjatë vizitës në Pekin.
“Nuk do të jetë sekret lidhur me këtë vendim, ne do ta bëjmë publik nëse merret një vendim i tillë”, shtoi Lavrov.
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...
Kurti: Hetimet për sulmin në Ibër-Lepenc janë në vazhdim, do...
Greenwood ka gjetur shkëlqimin tek Marseille
Kurti: Aksionet terroriste në veri po ndodhin sepse tash atj...