Rusia nuk e ka të sigurtë nëse e ka vrarë liderin e ISIS-it

21:58 | 16 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se mund të ketë vrarë liderin e ISIS-in, Abu Bakr al-Baghdadi gjatë një sulmi ajror në fund të majit.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar, transmeton portali arbresh.info

Në vitet e fundit, raportet e mëparshme të vdekjes së Bagdadit kanë rezultuar të pasakta.

“Deri me tani nuk kemi një konfirmim të pasaktë 100 për qind në lidhje me këtë informacion”, ka deklaruar ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Edhe SHBA-të ditë më parë kanë deklaruar se ende nuk kanë konfirmim zyrtat të vdekjes e liderit të ISIS-it.

Ushtria ruse tha se sulmi ajror kishte në shënjestër një takim të komandantëve të lartë, që planifikonin rrëgët e udhëtimit për luftëtarët ekstremistrë në Raqqa. Sulmi ka filluar pas mesnate dhe ka zgjatur rreth 10 minuta, tha ushtria.

Në deklaratën e ushtrisë ruse thuhet se sulmi është kryer nga dy avionë ushtarakë dhe besohet se janë vrarë 300 luftëtarë dhe 30 komandantë në terren, se bashku me kreun e sigurimit të grupit terrorist./Arbresh.info

Të ngjashme