Sirenat e alarmit ajror janë dëgjuar në të gjithë Ukrainën këtë mëngjes, pasi Rusia nisi sulmet në të paktën gjashtë qytete, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur të paktën 21 persona.
Sulmi vjen në Ditën Ndërkombëtare të Paqes dhe përkon me samitin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim dhe prezantoi një “formulë paqeje” ukrainase.
Sulmi me raketa ishte më i madhi i Rusisë që nga 15 gushti dhe erdhi një ditë pas raportimeve për sabotim në një nga aeroportet e saj ushtarake, në Chkalovsk afër Moskës.
Në qytetin jugor Kherson, pranë vijës së frontit, dy persona u vranë në sulmet e sotme dhe të paktën pesë u plagosën pasi një sulm goditi një ndërtesë banimi, tha Oleksand Prokudin, guvernatori rajonal.
Ndërkohë, shtatë persona, përfshirë një vajzë nëntëvjeçare, u plagosën në Kiev, tha Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë, dhe disa ndërtesa banimi dhe tregtare u dëmtuan.
Të paktën gjashtë sulme goditën rrethin Slobidskyi të Kharkiv, duke dëmtuar infrastrukturën civile, sipas Oleh Syniehubov, guvernatori rajonal. Dy persona u dërguan në spital, tha kryebashkiaku i qytetit.
Shtatë persona u plagosën dhe të paktën një u shpëtua nga rrënojat në Cherkasy, në Ukrainën qendrore, sipas Ihor Klymenko, ministri i punëve të brendshme.
Sulme u raportuan gjithashtu në qytetin Rivne në rajonin veriperëndimor./abcnews.al
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit