Rusia tha se do të nisë një hetim kriminal pasi zyrtarët çekë kanë hequr një statujë të një gjenerali të epokës sovjetike kryeqyteti Pragë.
Statuja e bronztë e Marshallit sovjetik Ivan Konev është hequr javës që shkoi për t’i lënë vendin një memoriali të Luftës së Dytë Botërore, çka solli protesta nga ambasada ruse.
Heqja e statujave sovjetike nga vende që anojnë nga Perëndimi është një çështje delikate për Moskën që i sheh ato si humbje e influencës së saj.
Të enjten ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu i shkroi homologut të tij çek Lubomir Metnar duke i kërkuar t’ia dorëzonte Rusisë statujën e hequr.
Ministri ishte përgjigjur se kjo nuk është e mundur pasi ajo i përket qytetit. Komisioni rus i hetimit për krimet e rënda tha se kishte hapur një dosje për “njollosje të simboleve të lavdisë ushtarake ruse”, cka dënohet me gjobë ose me shërbim komunitar.
Megjthse lëvizja është kryesisht simbolike, çështja mund të ketë efekt diplomatik në marrdhëniet mes dy vendeve.
Marshall Ivan Konev konsiderohet si hero në Rusi, ndërsa në Çeki disa e shohin si simbol te shtypjes së epokës sovjetike.
Ai udhëhoqi trupat e Ushtrisë së Kuqe që çliruan Pragën nga nazistët në 1945, por ka marrë pjesë gjithashtu në operacionin e shtypjes së kryengritjes anti-sovjetike në Hungari në 1956.
Zyrtarët e bashkisë së Pragës thanë se statuja e Konev do të vendoset në një muzeum dedikuar historisë së Çekisë në shekullin e 20-të.
Edhe presidenti pro-rus i Çekisë, Milos Zeman i bëri jehonë zemërmit të Rusisë duke e quajtur lëvizjen, abuzim me gjendjen e emergjencës së koronavirusit.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona