Rusia nis dërgimin e sistemeve S-400 në Indi

00:03 | 15 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Kreu i Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Ushtarak dhe Teknik Rus, Dmitriy Shugayev, njoftoi se transferimi i sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 në Indi ka filluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rusia ka filluar dërgimin e sistemeve S-400 në Indi”, tha Shugayev për agjencinë ruse të lajmeve TASS në Dubai.

Marrëveshja midis Indisë dhe Rusisë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 u nënshkrua në nëntor 2018 për një çmim total prej 5,4 miliardë dollarësh.

Dërgesat pritet të përfundojnë në prill 2023, si pjesë e marrëveshjes, për të cilën u ra dakord si rezultat i negociatave të gjera midis kryeministrit indian Narendra Modi dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme