Rusia: Nëse Kievi e quan legjitime marrjen e armëve nga Perëndimi, edhe në mund të godasim vende të NATO-s

15:24 | 26 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Nëse qeveria britanike e konsideron legjitime që Kievi të përdorë armë të marra nga Perëndimi atëherë edhe Moska mund ta konsiderojë legjitime të godasë vendet e NATO-s.

Ka qenë kjo deklarata që ka bërë së fundmi ministria e Jashtme ruse, sipas të cilës me armët e marra nga Perëndimi, Moska është duke goditur linjat e furnizimit të Moskës, në territor rus.

Dhe, sipas tyre, në mënyrë që të limitojë humbjen dhe shkatërrimin Rusia mund ta konsiderojë të legjitime të shënjestrojë “në thellësi në linjat e furnizimit të Ukrainës” deri në “ato vende që transferojnë armë në Ukrainë” të cilat gjithashtu prodhojnë “vdekje dhe shkatërrim”.

Deklarata u bë në një postim në Facebook nga Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, si përgjigje ndaj deklaratave të bëra nga zëvendësministri britanik i Mbrojtjes, James Heappey./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme