Google ADS

Rusia ndihmon Italinë me doktor dhe ndihma në luftën kundër koronavirusit

14:21 | 22 Mars 2020
Arbresh.info

Rusia është duke dërguar mjete dhe një grup doktorësh në Itali, pasi që gjendja e të infektuarve me koronavirus është duke u përkeqësuar.

Ministri i mbrojtjes së Rusisë tha të dielën se ka filluar fluturimi i 100 doktorëve për në Itali së bashku me produkte të tjera dezinfektuese.

Avioni i parë luftarak II-76 i Forcave Ajrore ruse është nisur të dielën nga aeroporti luftarak i Moskës shkruan arbresh.info

Ky vendim ka ardhur pas një bisede telefonike në mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe Ministrave të Mbrojtjes së të dy shteteve.

Sipas një komunikate nga Kremlini, Rusia është pajtuar të dërgoj ndihmë pas kërkesës së Italisë.

“Italia nuk është e vetme në këtë sfidë,” tha ministri i mbrojtjes së Italisë Lorenzo Guerini pas bisedës me homologun e tij rus Sergei Shoigu të shtunën. “Unë dua të falënderoj Rusinë për ndihmën që është duke i dhënë vendit tonë në këtë gjendje emergjente.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme