Rusia ndërpret furnizimin për Evropën, rriten çmimet e gazit në Kontinentin e Vjetër

17:59 | 12 Maj 2022
KRG

Çmimet e gazit u rritën në Evropë pasi Gazprom ndaloi furnizimin e Kontinentit të Vjetër përmes Polonisë. Sipas raportimeve , në “Dutch TTF Gas Futures” çmimet u rritën me  16.6% në 109 euro/Mëh.

Megjithatë, të dyja vlerat, si për Amsterdamin, ashtu edhe për Londrën, janë larg majave të 7 marsit të kaluar,  me vlerat në ditët e para të konfliktit në Ukrainë, kur arritën përkatësisht në 345 euro.

Ndërkohë, Gazprom ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e një tubacioni kyç të kalimit të gazit përmes Polonisë.

Kjo është situata e tensionuar e radhës sa i përket gazit mes Rusisë dhe Polonisë.  Muajin e kaluar, Gazprom tha se kishte ndërprerë plotësisht furnizimet për kompaninë polake të gazit PGNiG dhe Bulgargaz të Bullgarisë pasi refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla dhe jo në euro ose dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme