Google ADS

Rusia nderon kozmonautin Gagarin

09:37 | 10 Mars 2019
Arbresh.info

Juri Gagarin, personi i parë që vajti në hapësirë, u nderua sot në Moskë në atë që do të kishte qenë 85 vjetori i lindjes së tij.

I konsideruar si një ikonë kombëtare, Gagarin fitoi titullin e tij si pioneri i udhëtimit në hapësirë në 12 prill 1961, kur ai kaloi 108 minuta në hapësirë.

Ai vdiq pesë vite më vonë në moshën 51-vjeçare ndërkohë që po zhvillonte një test për një avion luftarak.

Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë hapësinore ruse “Roscosmos”, ishte bashkë me ish-kozmonautë dhe stafin e agjencisë në murin e Kremlinit, ku është groposur hiri i Gagarinit.//ATSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme