Google ADS

Rusia ndalon hyrjen për 29 gazetarë britanikë

01:43 | 15 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se ka ndaluar hyrjen në vend të dhjetëra gazetarëve britanikë. Raportohet se rreth 29 gazetarë janë ndaluar, duke përfshirë Clive Myrie të BBC-së, Orla Guerin dhe Paul Adams, të cilët kanë raportuar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Në këtë listë përfshihet gjithashtu edhe drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, redaktorët e gazetave Times, Daily Telegraph, Guardian, Daily Mail dhe Independent, si dhe gazetarë nga Sky, Channel 4 dhe ITV.

Moska deklaroi se masa e marrë ishte në përgjigje të sanksioneve perëndimore dhe presionit të ushtruar ndaj mediave të saj shtetërore.

Në muajin prill, Rusia tha se nuk po planifikonte të ndalonte gazetarët e huaj, duke thënë se vetëm po shtrëngonte rregullat e vizave nga vendet jomiqësore./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme