Kërcënimet ruse për shkatërrimin e kryeqyteteve europiane po merren me seriozitet nga Berlini. Acarimi i fundit midis Rusisë dhe Europës vjen pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani.
Duke iu referuar deklaratave të Moskës javën e kaluar se vendet evropiane do ta rrezikonin veten nëse pranonin vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se “deklarata të tilla duhet të merren gjithmonë seriozisht”. “Unë nuk mendoj se ato përmbajnë ndonjë vlerë lajmi, sepse tashmë është një reagim ndaj faktit që qeveria ruse dhe ushtria ruse kanë shënjestruar kryeqytetet evropiane,” tha ai në një konferencë për shtyp në Berlin.
Në lidhje me raportet me Ukrainën, qeveria federale gjermane ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesën e liderit të CDU-së, Friedrich Merz për të dorëzuar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, si vendet e tjera perëndimore. “Nuk do të bëhet më mirë nëse të gjithë duan të bëjnë gjithçka”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane. Ndërkohë sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Berlini mbështet dërgesat e avionëve bombardues për Ukrainën por refuzon bombarduesit F-16. Gjermania, nga ana tjetër, furnizon Ukrainën me materiale të mbrojtjes ajrore.
Sakaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një reagim përballë gazetarëve në Ukrainë i ka bërë thirrje Perëndimit për 25 sisteme mbrojtëse Patriot. Zelenskyy zbuloi edhe fatin se do të organizojë një tjetër samit për paqen për Ukrainën. Në këtë samit do të jenë të ftuar edhe përfaqësues nga Rusia.
“Unë besoj se ne jemi gati të mbajmë samitin e dytë të paqes në Ukrainë shumë shpejt. Dhe besoj se përfaqësuesit e Rusisë duhet të jenë të pranishëm në samitin e dytë. Kam vënë një qëllim që në nëntor të kemi një plan plotësisht të gatshëm. Kështu, samiti, ndoshta, edhe plani dhe gjithçka tjetër për samitin e dytë do të jetë gati”, tha Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës./A2CNN
Impakti global i zgjedhjeve në SHBA
Mbijetuesja e Masakrës së Tulsas, voton për Kamala Harris
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...