Google ADS

Rusia mund të pushtojë Ukrainën “muajin e ardhshëm”, thotë inteligjenca amerikane

07:08 | 4 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Ndërsa tensionet rriten midis Uashingtonit dhe Moskës për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, inteligjenca amerikane ka zbuluar se Kremlini po planifikon një ofensivë me shumë fronte në fillim të vitit të ardhshëm, duke përfshirë deri në 175,000 trupa, sipas zyrtarëve amerikanë dhe një dokumenti të inteligjencës të marrë nga Washington Post.

Kremlini ka lëvizur trupat drejt kufirit me Ukrainën, ndërsa kërkon nga Uashingtoni të garantojë se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO dhe se aleanca do të përmbahet nga aktivitetet ushtarake brenda dhe territorit ukrainas, transmeton portal arbresh.info

Kriza ka provokuar frikën e një lufte të përtërirë në tokën evropiane dhe vjen përpara një takimi virtual të planifikuar javën e ardhshme midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

“Planet ruse bëjnë thirrje për një ofensivë ushtarake kundër Ukrainës në fillim të vitit 2022, me një shkallë forcash dyfishin e asaj që pamë pranverën e kaluar gjatë stërvitjes së menjëhershme të Rusisë pranë kufijve të Ukrainës”, tha një zyrtar i administratës, duke folur në kushte anonimiteti.

Sipas zyrtarit anonym, planet përfshijnë lëvizje të gjërë të 100 grupeve taktike të batalionit me rreth 175,000 personel, së bashku me armaturë, artileri dhe pajisje.

Dokumenti i paklasifikuar i inteligjencës amerikane, i cili përfshin foto satelitore, tregon forcat ruse të grumbulluara në katër lokacione. Aktualisht, sipas dokumentit, janë vendosur 50 grupe taktike në fushën e betejës, së bashku me tanke dhe artileri “të sapoardhura”.

Detajet e inteligjencës amerikane ofrojnë një pamje që Sekretari i Shtetit Antony Blinken filloi të përvijojë këtë javë në një udhëtim në Europë, ku ai përshkroi se “ka prova që Rusia është duke bërë lëvizje të rëndësishme aggressive kundër Ukrainës”, ndërsa ka paralajmëruar edhe për pasoja të rënda.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj që të japin garanci të nënshkruar mbi zgjerimin e NATO-s, përfshirë Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kërkesa tjetër e Rusisë është kufizimi i aktivitetit ushtarak pranë kufijve të Rusisë, veçanërisht në dhe rreth Ukrainës./WP/arbresh.info/

Të ngjashme