Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, paralajmëroi se Rusia mund të nisë aktivitete destabilizuese në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Duke folur në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së, Borrell tha se vendimi i tij të premten për të forcuar misionin Althea në BiH me 500 trupa shtesë ishte “një shenjë e kujdesshme dhe proporcionale e vendosmërisë sonë për të ruajtur stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës, transmeton portal arbresh.info
Ai gjithashtu ka theksuar se Moldavia dhe Gjerogjia mund të jenë nën presion të shtuar rus në ditët në vijim.
Borrell njoftoi ndihmë edhe më të madhe për Ukrainën, e cila ofron rezistencë të fortë ndaj agresionit rus.
Ai informoi se Qendrës Europiane Satelitore në Madrid i është kërkuar të sigurojë inteligjencë mbi lëvizjen e trupave ruse në Ukrainë dhe se vendet anëtare janë të gatshme të rrisin ndihmën ushtarake dypalëshe për Ukrainën.
Gjithashtu, ai ka paralajmëruar sanksione edhe më të forta kundër regjimit bjellorus dhe të githë atyre që bashkëpunojnë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Borrell theksoi se Bashkimi Europian duhet të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai gjithashtu ka përshëndetur vendimin e Zviucrës për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.
“Ky është vërtet një lajm i mirë”, sepse oligarkët rusë nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë para në Zvicër./arbresh.info/
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë