Pas raportimeve të “Washington Post” dhe agjencisë se lajmeve Reuters se Presidenti i Sapo zgjedhur Amerikan Donald Trump dhe Presidenti Rus Vladimir Putin kane mbajtur një bisedë telefonike, Moska ka mohuar lajmin.
Zedhenesi i Kremlinit Dimitry Peskov tha se ky ishte një trillim i mediave ndërkombëtare dhe se asnjë bisedë nuk ka ndodhur.
Mediat ndërkombëtar raportuan të dielën se Trump I kishte kërkuar Putinit që të mos përshkallëzojë luftën në Ukrianë, duke I thënë atij se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.
“Washington Post” shkroi se Republikani i sapo zgjedhur për një mandate të dytë në Krye të Shtëpisë së Bardhë i ka thënë Putinit se ai nuk duhet të harrojë praninë e madhe të trupave ushtarak amerikan në Europë, përpara se të mendojë të ndërmarr ndonjë hap tjetër.
Donald Trump eshte zotuar se do ti jap fund luftës Rusi- Ukraine që në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë ai nuk ka dhënë detaje mbi planin e tij.
Një këshilltar i larte i Trump u shpreh per BBC përgjatë fundjavës se Kievi duhet të heqë dore nga ideja e rimarrjes se Krimese , gadishullit te aneksuar nga Moska ne vitin 2014.
Një sinjal i tille ka shkaktuar shqetësime në Europë, pasi plani i Trump për ti dhënë fund kësaj lufte mund të përfshijë cenimin e integritetit territorial te Ukrainës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Trump mund ti kërkojë Kievit te heq dore nga territoret e pushtuara, por dicka e tille është konsideruar e papranueshme nga Brukseli dhe Presidenti Ukrainas.
Donald Trump e ka akuzuar shpesh here Preisdentin Ukrainas Volodymir Zelensky duke e quajtur atë një biznesmen qe po vjedh paratë e taksapaguesve Amerikane, për një lufte qe nuk duhet te kishte nisur kurrë. Nga ana tjetër djali I presidentit te zgjedhur Amerikan, Donald Trump Junnior u tall me Zelenskyn ne instagram duke thënë se ndihmat për Ukrainën do te mbarojnë sapo babai i tij të marre pushtetin./abcnews.al/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...