Google ADS

Rusia mohon përgjegjësinë për bombardimin e Ghouta lindore

15:49 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kremlini ka mohuar përfshirjen e Rusisë në bombardimet e Ghouta lindore, që ka vrarë 250 vetë që nga e diela në qytetin e fundit të opozitës së armatosur në zonën e Damaskut.

“Është e pabazë,” tha zëdhënësi i Kremlinit, pasi Departamenti i Shtetit akuzoi Rusinë të mërkurën se ishte përgjegjës për sulmet dhe “gjendjen e tmerrshme humanitare në Ghouta lindore dhe numrin tragjik të vdekjeve civile”, transmeton portali arbresh.info.

Ghouta lindore ka qenë dëshmitare e bastisjeve që kanë lënë më shumë se 250 vetë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Al-Ghouta al-Sharqiya është në rrethana të vështira midis marrëveshjes politike dhe zgjidhjes ushtarake që qeveria e Presidentit Bashar al-Assad është në pozitë të keqe.

Një krizë humanitare

Rreth 400,000 civilë në Gauta lindore përballen me probleme katastrofike, meqë forcat qeveritare bllokuan hyrjen në dërgesat e ndihmave dhe nuk lejojnë evakuimin e qindra njerëzve në nevojë urgjente, sipas organizatave humanitare.

Të mërkurën, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) kërkoi transferimin e ndihmës në Gouta lindore të Sirisë, veçanërisht për ata të plagosur rëndë.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë atyre që luftojnë për të mbajtur përmbajtje dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare humanitare kur përdorin armët e tyre dhe ne presim që situata të përkeqësohet”, tha zëdhënësja e ICRC Yolanda Jackimi për Reuters në Gjenevë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme