Google ADS

Rusia mbyll konsullatën amerikane, pas dëbimit të 60 diplomatëve

08:24 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Pasi vendosi për të dëbuar 60 diplomatë amerikanë nga Rusia, Moska zyrtare ka mbyllur dhe konsullatën e tyre të Shën Petersburgut si përgjigje ndaj veprimeve të SHBA-ve për rastin e helmimit me lëndë nervore të një agjenti rus në Britaninë e Madhe.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se edhe shtetet e tjera të cilat dëbuan diplomatët rusë për të njëjtën arsye, mund të presin një përgjigje ‘’simetrike’’.

Më shumë se 20 shtete të botës përfshirë dhë Shqipërinë, kanë dëbuar të dërguarit rusë në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar, raporton Klan Kosova.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka fajësuar Rusinë si përgjegjëse ku sipas saj qëndron prapa sulmit me gaz nervor ndaj agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme