Autoritetet ruse do të “mbështesin patjetër” mësimin mbi fenë islame në “universitet e mëdha shtetërore”, ka deklaruar Putin gjatë një takimi me krerin më të lartë të myslimanëve në Kazan.
“Rusia do të vazhdojë të mbështesë arsimin islam, i cili luan një rol kyç në trajtimin e ideve shkatërruese të përhapura midis të rinjve muslimanë në vend”, tha Vladimir Putin, transmeton portali arbresh.info
Roli i edukimit musliman midis të rinjve është i rëndësishëm, pasi ka shumë probleme dhe ide të dëmshme në këtë fushë, shtoi ai, duke vënë në theks tentimin e përhapjeve ideologjike të Shtetit Islamik në mesin e të rinjëve myslimanë të Rusisë.
Gjatë takimit, Putin theksoi se “Islami tradicional është pjesë e rëndësishme e kodit kulturor të Rusisë dhe se bashkësia myslimane është padyshim pjesë e rëndësishem e vendit”.
Sipas të dhënave të vitit 2002, rreth 14.5 milionë myslimanë jetojnë në Rusi, e cila përbën 10 përqind të popullsisë./arbresh.info/
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent
Shkolla greke përjashton 10-vjeçaren shqiptare – shkak numri...
ADN-ja e ruajtur në një kristal mund të rikthejë njerëzimin ...
Uzuni realizon gol ndaj Malagas