Rusia ka lëshuar një urdhër arresti që mbulon një pjesë të republikave të tjera sovjetike për një nga aleatët më të ngushtë të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, tha të mërkurën një gjykatë në Moskë, shkruan Reuters.
Leonid Volkov, i cili mbikëqyr selinë rajonale të Navalny, ka zemëruar autoritetet duke organizuar protesta anti-Kremlin nga baza e tij në Lituani, duke kërkuar lirimin e Navalny, i cili u arrestua muajin e kaluar.
Ai u ka kërkuar rusëve që të mblidhen pranë shtëpive të tyre për një protestë të shkurtër ditën e Shën Valentinit këtë fundjavë, duke ndezur ‘pishtarët’ e celularëve dhe duke ndezur qirinj në forma të zemrës për të përmbytur rrjetet sociale.
Gjykata Basmanny e Moskës tha se hetuesit kishin kërkuar që Volkov të ndalohej pasi ai u akuzua për nxitje të të miturve për të dalë në rrugë, transmeton arbresh.info.
Thuhet se një urdhër për arrestimin e tij është lëshuar në gjithë Shtetet e Pavarura të Commonwealthit, një grup i ish republikave sovjetike, përfshirë Rusinë.
Gjykata tha se Volkov do të mbahej në Rusi për dy muaj nëse dhe kur të ndalet apo ekstradohet.
Lituania, ku gjendet ai, nuk është anëtare e Commonwealthit.
Volkov shkroi se do të vazhdonte punën dhe do të injoroj urdhërin e arrestit./arbresh.info/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...