Rusia kufizon lëvizjen e diplomatëve britanikë brenda vendit

15:49 | 20 Korrik 2023
E.K

Moska ka njoftuar se po vendos kufizime ndaj diplomatëve britanikë në përgjigje të “veprimeve armiqësore”.

Atyre do t’u kërkohet të japin informacione për çdo itinerar të udhëtimit që i kalon 120 kilometra, njoftoi ministria e jashtme e Rusisë.

Më herët, skynews ka shkruar se i ngarkuari me punë i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi u ftua për konsultime në ministrinë e jashtme.

Ushtria ukrainase ka rrëzuar pesë raketa dhe 13 dronë të tjerë të rusëve

Moska tani ka bërë të ditur se diplomati britanik është qortuar për mbështetjen e “veprimeve terroriste” të Ukrainës dhe për pengimin e diplomacisë ruse në Mbretëri të Bashkuar.

Nuk është e qartë se për cilat “veprime terroriste” bëhet fjalë, por Rusia ka përdorur të njëjtën frazë për të përshkruar sulmet e kësaj jave në Krime.

Perëndimi nuk i ka dhënë mbështetje misionit të Ukrainës për të rimarrë Krimenë, megjithëse gadishulli është i njohur ndërkombëtarisht si territor ukrainas dhe ishte aneksuar prej rusëve në vitin 2014. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme