Google ADS

Rusia kryen sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

16:45 | 8 Maj 2024
KRG

Presidenti i Ukrainës tha se Rusia kreu sulme masive ndaj insfrastrukturës energjetike në gjithë Ukrainën, duke goditur me më shumë se 50 raketa e dronë 7 rajone të vendit.

Zyrtarët thane se sulmet përfshinë Kievin dhe pjesë të tjera në veri dhe në perëndim të Ukrainës, duke dëmtuar shtëpi dhe rrjetin hekurudhor të vendit. Tre persona, mes tyre një vajzë 8-vjeçare mbetën të plagosur.

Sulmi ndodhi në ditën që Ukraina feston ditën e fitores mbi nazizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rusia ka kryer vazhdimisht sulme ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase gjatë luftës që ka hyrë në vitin e tretë dhe u ka marrë jetën mijëra personave.

Zyrtarët thonë se sulmet kanë dëmtuar thuajse gjysmën e infrastrukturës energjetike ukrainase që kur Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas kryetarit të Komisionit të Energjisë, Andrii Herus, dëmi vlerësohet të jetë 12.5 miliardë dollarë.

Presidenti Zelenskyy vuri në dukje se sulmi ndodhi ditën që Ukraina shënon fitoren ndaj nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore the shtoi se vetëm nëse bota është e bashkuar mund të ndalojë Presidentin Vladimir Putin.

Gjatë orëve të natës, Rusia lëshoi 55 raketa dhe 21 dronë Shahed, njoftuan forcat ajrore ukrainase. Kompandanti i forcave ajrore Mykola Oleshchuk tha se u rrëzuan 39 raketa dhe 20 dronë.

Trupat ruse dëmtuan edhe linjën hekurudhore në Kherson.

Po ashtu, të mërkurën, 5 persona u plagosën, mes tyre tre fëmijë në një sulm që goditi një qendër edukimi në rajonin e Kharkivit. Kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se një nga fëmijët ndodhet në gjendje kritike për jetën./VOA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme