Zyrtarët ukrainas njoftuan sot se Rusia kreu sulme me dronë në portin në rajonin e Odesës, në jug të Ukrainës, ndërsa sulme të tjerë më dronë patën si objektiv Kievin, kryeqytetin e Ukrainës.
Sipas autoriteteve ushtarake ukrainase, sulmet ruse dëmtuan sistemet transportuese të grurit në port, duke dëmtuar mbi 40 mijë tonë grurë, si dhe duke shkaktuar zjarr në objektet indrustriale dhe portuale të Izmailit, qytet në rajonin e Odesës.
Autoritetet thanë se gruri do të eksportohej në vendet afrikane, në Kinë dhe Izrael dhe akuzuan Rusinë se kishte përdorur dronë iranianë për të kryer sulmin.
Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper tha përmes një postimi në rrjetin Telegram se sulmet ruse shkaktuan dëme materiale, por nuk ka njoftime për të lënduar.
Ai shkroi se “terroristët rusë kryen sërish sulme ndaj portit, grurit dhe sigurisë botërore ushqimore”.
Porti që u sulmua është një prej porteve të Danubit, në kufi me Rumaninë, një vend anëtar i NATO-s që deri më tani, ka shpërbyer si alternativë kryesore për Ukrainën për të eksportuar grurin, që pas tërheqjes së Rusisë, muajin e kaluar, nga marrëveshja, që e lejonte Kievin të kryente eksportet përmes porteve në Detin e Zi.
Që pas tërhejqjës nga marrëveshja, Rusia ka kryer sulme të vazhdueshme ndaj instrastrukturës së grurit në rajonin e Odesës.
Marrëveshja që lejonte kalimin në mënyrë të sigurt të prodhimeve bujqësore ukrainase përmes porteve në Detin e Zi u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.
Zyra e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se zoti Erdogan kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin gjatë së cilës kishte nënvizuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke e cilësuar si një “urë paqeje”.
Po ashtu, sipas presidencës turke, zoti Erdogan i kishte thënë homologut rus se do të vazhdonte të punonte për rikthimin e marrëveshjes.
Përpara se të tërhiqej nga marrëveshja, Rusia kishte shfaqur ankesa për mos arritjen e një marrëveshjejeje paralele për të lehësuar eksportet e saj të grurit dhe plehrave kimike./voa
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...