Google ADS

Rusia kritikon Korenë e Veriut në lidhje me lëshimin e raketave

20:09 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Rusia i është bashkuar botës për të kritikuar lëshimin e raketave balistikë nga Koreja e Veriut.

Qeveria e Putinit e ka quajtur veprimin e Kim Jong-un si ‘sfidë botërore’, ndërsa Kremlini thekson se Putini e ka paralajmëruar Kim se veprimet e tij mund të nxisin luftë, transmeton portali arbresh.info.

Koreja e Veriut ka lëshuar një lloj të ri të raketave drejt Detit të Japonisë, duke theksuar se ‘janë krenarë me mision e arritur me sukses’.

SHBA-të dhe aleatët e tyre e kanë shikuar në nervozizën veprimin e Koresë Veriore.

Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë vitit të kaluar është takuar me liderin e Koresë së Jugut në përpjekje për të diskutuar rritjen e krizës në Gadishullin Korean.

Trump dhe president japonez Shinzo Abe ka paralajmëruar Korenë e Veriut për të ndaluar ndërtimin e armëve nukleare ose do t’i duhet të përballet me zemërimin e ushtrive të përbashkëta./Arbresh.info

Të ngjashme