Vendi po ashtu regjistroi 18 vdekje të reja të lidhura me virusin gjatë kësaj periudhe, duke arritur numrin e përgjithshëm në 148, sipas shifrave të fundit në portalin zyrtar të COVID-19 në internet
Gjithsej 2,558 raste të koronavirusit të ri(COVID-19) u konfirmuan në Rusi në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin në 18,328, theksuan sot autoritetet,
Vendi po ashtu regjistroi 18 vdekje të reja të lidhura me virusin gjatë kësaj periudhe, duke arritur numrin e përgjithshëm në 148, sipas shifrave të fundit në portalin zyrtar të COVID-19 në internet.
Ndërkohë, 179 pacientë u liruan nga spitalet, duke e çuar numrin e rikuperimeve në 1.470.
Rreth 1.3 milion testime janë kryer në vend me një popullsi prej rreth 145 milionë.
Numrat rriten përkundër masave të marra nga Kremlini për të frenuar përhapjen e virusit.
Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin zgjati periudhën jo të punës në vend deri më 30 prill.
Masat tjera për të trajtuar sëmundjen përfshijnë izolimin e Moskës dhe Shën Petersburgut, midis rajoneve të tjera. Hyrja e shtetasve të huaj është e ndaluar, trafiku ndërkombëtar ajror mbetet i pezulluar./AA
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani