Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 31 mars se ka nënshkruar një dekret ku thuhet se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli dhe kontratat do të ndërpriten nëse këto pagesa nuk do të kryhen.
“Për të blerë gazin natyror rus, ata duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse. Nga këto llogari do të bëhen pagesat për gazin e dorëzuar duke filluar nga nesër,” tha Putin në një deklaratë televizive.
“Nëse pagesat e tilla nuk bëhen, ne do ta konsiderojmë këtë një falimentim nga ana e blerësve, me të gjitha veprimet që pasojnë. Askush nuk na shet asgjë falas dhe ne nuk do të bëjmë as bamirësi – domethënë kontratat ekzistuese do të ndërpriten.”
Vendimi i Putinit për të zbatuar pagesat me rubla për gazin e ka rritur monedhën ruse, e cila ra në nivelet më të ulëta historike kur Perëndimi aplikoi sanksione gjithëpërfshirëse pasi ai dërgoi ushtrinë e tij në Ukrainë më 24 shkurt.
Por kompanitë dhe qeveritë perëndimore e kanë hedhur poshtë këtë veprim si një shkelje të kontratave ekzistuese, të cilat përcaktohen në euro ose dollarë.
Putin tha se ndryshimi kishte për qëllim forcimin e sovranitetit të Rusisë dhe se ajo do t’i përmbahej detyrimeve të saj në të gjitha kontratat.
Rusia furnizon rreth një të tretën e gazit të Evropës./REL/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%