Rusia kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

01:40 | 18 Mars 2022
Trina Galanxhi

Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e ditur nga ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Nebenzis tha se nuk do ta votojnë projekt – rezolutën për Ukrainën.

“Ne kemi vendosur të mos e votojmë projekt-rezolutën tonë humanitare për Ukrainën nesër, por nuk po e tërheqim atë. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë një takim të ri urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mëngjes lidhur me laboratorët biologjikë të menaxhuar nga SHBA”.

Ndërsa, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pasur një bisedë të re telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

“U diskutua mbështetja për ukrainasit në luftën kundër agresionit rus. Theksi ishte në vazhdimin e dialogut paqësor. Ne duhet të forcojmë koalicionin kundër luftës” – ka shkruar Zelensky./reporteri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme