Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për pasojat e mundshme të transferimit të armëve në Ukrainë, duke thënë se autokolonat me armë të huaja do të ishin “shënjestra legjitime”, raporton CNN, transmeton arbresh.info.
Ryabkov i bëri këto komente të shtunën në kanalin shtetëror, Channel One, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
“Ne paralajmëruam Shtetet e Bashkuara se furnizimi i Ukrainës me armë nga një numër vendesh në formë orkestrimi prej tyre nuk është vetëm një lëvizje e rrezikshme, por këto janë veprime që i kthejnë autokolonat përkatëse në objektiva legjitime”, shtoi ai.
Mediumi amerikan ka raportuar se SHBA-ja ka tërhequr 200 milionë dollarë nga buxheti ushtarak i saj për Ukrainën. Në këtë buxhet, do të përfshihen mbulesat e shpenzimeve për produktet dhe shërbimin ushtarak të ukrainasve./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua