Vendimi i Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, po ndryshon situatën globale, kështu të paktën pretendon Rusia, raporton BBC.
Reagime të shumta vazhdojnë të vijnë nga Moska, e cila ka thënë më parë se zgjerimi i NATO-s do të ishte një gabim.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov është shprehur së fundmi se zgjedhja e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të kishte pasoja të gjera, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.
Ai tha gjithashtu se po shikon situatën globale që po ndryshon rrënjësisht si rezultat i lëvizjes.
Ryabkov tha se Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Rusia thjesht do të durojë vendimin e tyre, raporton Interfax./arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...