Rusia ka vendosur mbi 150 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, numri më i madh i regjistruar ndonjëherë dhe nuk përjashtohet mundësia e një incidenti, tha Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell.
“Situata është shqetësuese, ne nuk mund të përjashtojmë një incident,” tha Borrell në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE, transmeton portali arbresh.info
Borrell e ka vlerësuar Ukrainën për përmbajtjen e saj dhe kërkoi nga Rusia që urgjentisht të ul tensionet.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me shëndetin e aktivistit rus të opozitës Alexei Navalny.
Më 31 mars, Navalny ka hyrë në grevë urie për shkak të kushteve të këqija në burg, ndërsa ka shprehur edhe shqetësimet tjera shëndetësore.
“Autoritetet ruse duhet t’i japin atij hyrje te mjekët që u beson. Ata janë përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin e tij,” tha Borrell.
Përkundër kritikave, Bashkimi Europian nuk është duke përgatitur sanksione të reja kundër Rusisë./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik