Ukraina thotë se 180 mijë tonë grurë u shkatërruan në nëntë ditët e sulmeve ruse.
Rusia përmes raketave ka shkatërruar rreth 180 mijë tonë grurë brenda nëntë ditëve gjatë këtij muaji që po lëmë pas, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Forcat e presidentit rus, Vladimir Putin kryen sulme ajrore në infrastrukturën e portit ukrainas disa herë pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit që i kishte lejuar ukrainasit të eksportonin në mënyrë të sigurt grurin.
Mes pushtimit rus të Ukrainës, eksporti i drithit nga Ukraina dhe i ushqimeve e plehrave nga Rusia pësoi një goditje të rëndë.
Kjo ndërprerje e furnizimit dërgoi në një rritje të çmimeve, duke përkeqësuar krizën e vazhdueshme globale të ushqimit.
Për të adresuar këtë krizë dhe për të rivendosur eksportet thelbësore të ushqimit dhe plehrave nga Ukraina në tregun ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen e drithërave./Telegrafi/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...