Presidenti rus, Vladimir Putin, ka “qëllime armiqësore” ndaj Britanisë së Madhe, ka paralajmëruar sekretari i Mbrojtjes.
Gavin Williamson i ka bërë thirrje Britanisë që të “zgjohet” nga kërcënimet që po i bën Rusia, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një fjalimi, Putin ka “kërcënuar” të gjitha vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ka theksuar se Rusia ka testuar një sërë armësh të reja strategjike bërthamore që nuk mund të kapen.
Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe ka theksuar se “Putini ka njoftuar për fillimin e një lufte të re”.
“Putin e ka bërë të qartë se ka qëllim armiqësor ndaj këtij vendi. Ne kemi parë ndërtimin e dorcave të tij në të gjithë Frontin Lindor, prandaj ne duhet të zgjohemi dhe t’i përgjigjemi kërcënimeve”, tha ai.
Williamson ka shtoi se është e qartë se “Putin po bën një sjellje armiqësore dhe agresive ndaj Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë./arbresh.info/
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...