Rusia po vazhdon të lëvizë trupat në kufirin e Ukrainës dhe ka të ngjarë të nisë një sulm ushtarak “të kufizuar” kundër Ukrainës, ka deklaruar kreu i Shërbimit të Inteligjencës në Estoni.
Sulmi do të përfshijë bombardimin me raketa dhe pushtimin e “terrenit kyç” në Ukrainë, tha Mikk Marran, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Estonisë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Për momentin, vlerësimi jonë është se ata do të shmangin qytetet me popullsi të madhe, pasi duhen më shumë trupa për të kontrolluar ato zona. Por, ende nuk është e qartë se cilën rrugë mund ta shfrytëzojnë trupat ruse”, tha ai në një konferencë për media.
Një mundësi tjetër mund të intensifikohet luftimi nga dy rajonet e shkëputura të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, sipas inteligjencës estoneze. Një përshkallëzim i tillë është “shumë i mundshëm” dhe në këtë mënyrë “Rusia ka të ngjarë të ketë një mohim të besueshëm dhe të shmangë sanksionet,” tha Marran.
“Kërcënimi për luftë është mjeti kryesor që përdor Putin”, tha Marran.
Inteligjenca estoneze është e vetëdijshme për rreth 10 grupe beteje të trupave ruse që lëvizin drejt kufirit ukrainas, ku janë vendosur tashmë 100 grupe luftarake ushtarake ruse, ose rreth 170,000 ushtarë, tha shefi i inteligjencës./Reutres/arbresh.info/
Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...