Rusia po përgatitet për konfrontim ushtarak me perëndimin, brenda dekadës së ardhshme dhe mund të ndalet vetëm përmes fuqizimit ushtarak.
Paralajmërimi vjen nga shërbimi sekret në Estoni, ne mesin e shqetësimeve që kanë përfshirë Europën për një braktisje të mundshme nga aleati kryesor i NATO-s, SHBA. Një sërë zyrtarësh perëndimor po i bien këmbanave të alarmit lidhur me një kërcënim ushtarak nga Rusia ndaj vendeve të kahut lindor të aleancës, duke i kërkuar Europës të riarmatoset. Kreu i inteligjencës Estoneze, tha se një konstatim i tillë bazohej tek planet e Rusisë për të dyfishuar numrin e trupave të stacionuar përgjatë kufirit me Finlandën dhe shtetet baltike, Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë.
“Rusia ka zgjedhur rrugën e konfrontimit afatgjatë dhe me gjasë Kremlini po përgatit një konflikt të mundshëm me NATO-n brenda dekadës së ardhshme. Nga perspektiva e tyre kjo mund të nënkutpojë një aksion ushtarak të drejtpërdrejt ndaj shteteve baltike, ose diku tjetër.
Sipas tij, ka pak gjasë që Rusia të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj NATO-s, në periudhë afatshkurtë, pjesërisht për faktin se duhet t’i mbajë trupat në Ukrainë.
“Nëse nuk përgatitemi atëherë gjasat për një sulm rus kundër vendeve të NATO-s do të jenë me të larta. Për sa kohë lufta në Ukrainë vazhdon, edhe nëse do të mbetej në një pikë të vdekur gjatë vitit të ardhshëm, Rusia do të duhej të investonte trupa në mënyrë që të mbante territoret e pushtuara”.
Estonia dhe shtetet e tjera Baltike kanë rritur shpenzimet ushtarake në 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, pasi Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe aleatët e NATO-s e kanë shtuar praninë në këto vende. Gjermania planifikon të stacionojë 4800 trupa të gatshme në rajon deri në 2027, në të parin mision të përhershëm të huaj që prej luftës së dytë botërore./A2CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...