Google ADS

Rusia, Irani dhe Turqia përpiqen të gjejnë terren të përbashkët në Siri

21:51 | 3 Prill 2018
Trina Galanxhi

Tre fuqitë e huaja që i kanë dhënë formë luftës civile të Sirisë, Irani, Rusia dhe Turqia, do të diskutojnë mbi mënyrat për të mbyllur luftimet, pavarësisht përfshirjes së tyre në fushata rivale ushtarake në terren.

Krerët e të tre vendeve do të takohen në Ankara, ku do të bisedojnë për një kushtetutë të re për Sirinë dhe për rritjen e sigurisë në zonar “de-escalation” në të gjithë vendin, thonë zyrtarët turq, transmeton portali arbresh.info

Samiti i Sirisë bashkon dy forca, të cilat kanë qenë mbështetësit më të fuqishëm të presidentit Bashar al-Assad, Iranin dhe Rusinë, me një nga kundërshtarët e tij më të fortë, Turqinë.

Bashkëpunimi mes kampeve rivale ngriti shpresat për stabilizimin e Sirisë pas shtatë viteve të konfliktit në të cilin 500 mijë njerëz janë vrarë dhe gjysma e popullsisë është zhvendosur.

Megjithatë, dhuna ka shpërthyer, duke theksuar përçarjet strategjike midis tre vendeve të cilët, në mungesë të një ndërhyrjeje vendimtare perëndimore, e mbajnë fort fatin e Sirisë në duart e tyre.

Ushtria e Sirisë dhe milicitë e mbështetura nga Irani, me fuqinë ajrore ruse, kanë shtypur kryengritësit pranë Damaskut në Ghoutan lindore.

Turqia, e cila kritikoi ashpër ofensivën e Ghouta, zhvilloi operacionin e vet ushtarak për të përzënë luftëtarë të YPG kurdë nga rajoni sirian i Afrin dhe ka premtuar se do të marrë edhe qytetin Tel Rifaat, duke e zemëruar kështu Iranin.

“Cilado qoftë qëllimi, lëvizjet e Turqisë në Siri, qoftë në Afrin, Tel Rifaat ose në ndonjë pjesë tjetër të Sirisë, duhet të ndalet sa më parë”, tha një zyrtar i lartë iranian.

Gjatë gjithë luftës në Siri, Irani ka qenë aleati mbështetës i Assadit. Ushtrimet ushtarake të mbështetura nga Irani, ndihmuan së pari ushtrinë e tij për të të çuar përpara përparimet rebele dhe, pas hyrjes së Rusisë në luftë në vitin 2015, e kthejnë baticën me vendosmëri në favor të Asadit.

Një zyrtar turk tha se Ankaraja do t’i kërkojë Moskës që të shtyjë Asadin për të dhënë më shumë akses humanitar në Ghouta dhe për të frenuar sulmet ajrore në zonat e mbajtura nga rebelët. “Ne presim që … Rusia të kontrollojë më shumë regjimin,” i tha zyrtari gazetarëve këtë javë.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës janë shembur në vitin 2015, kur Turqia hodhi poshtë një avion luftarak rus.

Megjithatë, Turqia anëtarë e NATO-s ka vendosur që të mos dëbojë diplomatët rusë, në përgjigjje të një sulmi nervor ndaj ish-spiunit rus.

Përmisimet e lidhjeve mes dy vendeve kanë filluar, pasi Turqia shprehu interes që të blejë një sistem raketor mbrojtës rus.

Turqia ka zgjeruar gjithashtu marrëdhëniet me Iranin, duke shkëmbyer vizita nga shefat ushtarakë të stafit, edhe pse lidhjet e saj të thella me Teheranin dhe Moskën nuk janë përkthyer në një marrëveshje më të gjerë mbi të ardhmen e Sirisë.

Irani mbetet i vendosur që Assadi të qëndrojë në pushtet, ndërsa Rusia është më pak e angazhuar që të mbajë të detyrë atë.

Turqia thotë se Assadi e ka humbur legjitimitetin, edhe pse nuk kërkon largimin e menjëhershëm të tij.

Në një takim në Rusi dy muaj më parë, bojkotuar nga udhëheqja e opozitës së Sirisë, delegatët ranë dakord të ngrenë një komision për të rishkruar kushtetutën e Sirisë dhe të bënin thirrje për zgjedhje demokratike.

Turqia thotë se takimi i së mërkurës do të diskutojë ngritjen e komitetit kushtetues, çështjeve humanitare dhe zhvillimeve në rajonin verior Idlib të Sirisë, i cili është nën kontrollin e grupeve rivale rebele dhe grupeve xhihadiste dhe ku Turqia ka ngritur shtatë postblloqe ushtarake.

“Ka çështje në të cilat të trija vendet kanë politika të ndryshme”, tha një zyrtar turk. “Në këtë drejtim, një synim është që të gjejmë terren të mesëm dhe të krijojmë politika për të përmisuar situatën aktuale”./Reuters/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme